E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presin qipriotet Duro Jo ndeshje per statistike

Skënderbeu debuton në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, me një atmosferë feste në qytet dhe me përqendrimin maksimal për të përballuar qipriotët e Apoel Nikosia. Korcarët kërkojnë të marrin më të mirën nga kjo ndeshje, kundër një kundërshtari shumë më ekspert në kompeticionet europiane.

“Ndeshja është shumë e fortë, shumë e vështirë. Një skuadër që normalisht ka eksperiencën shumë më të mirë se skuadra jonë, por besoj se do të rezistojmë dhe do të konkurrojë denjësisht me Apoelin”-tha trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro.

Tekniku, Shpëtim Duro, vlerëson me realizëm rivalin e të mërkurës në Korcë, por kjo nuk do të thotë aspak se Skënderbeu do të luajë për statistikë. Tekniku kryeqytetas thotë se ndeshja e parë do të jetë mjaft e rëndësishme për kualifikimin.

“Përqindjen më të madhe nuk diskutohet që e ka Apoeli. Në të gjitha drejtimet ka shumë më tepër avantazhe se Skënderbeu, përsa i përket përvojës europiane, buxhetit, por futbolli ka edhe surpriza. E rëndësishme është që skuadra jonë të paraqitet mirë. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme para sportdashësve tanë që sigurisht e presin me padurim këtë takim”-theksoi ai.

Praktikisht Duro e ka vendosur formacionin, edhe pse nuk dëshiron ta bëjë publik përpara ndeshjes. Asnjë surprizë në repartin e avancuar ku do ti besohet shpejtësisë së Gjergji Muzakës dhe brazilianit të mbërritur këtë verë, Dos Santos, por tekniku ka bërë të ditur se ka konkurencë në mesfushë dhe mbrojtje.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›