Presin vendimin

Më 18 dhe 19 mars në Zurich të Zvicrës do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, në të cilën pritet të diskutohet edhe rreth futbollit kosovar.
Në fakt, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) besojnë se në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do ta aprovojë kërkesën e tyre, që ka të bëjë me transferime të futbollistëve kosovarë.
Drejtuesit e futbollit kosovar në muajin nëntor të vitit të kaluar gjatë takimit që kishin me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, patën parashtruar një varg kërkesash, dhe njëra ndër to ka qenë ajo që klubet e huaja t’u paguajnë dëmshpërblime klubeve kosovare, nëse ato përforcohen me ndonjë lojtar nga Kosova.
Sekretari i përgjithshëm i shtëpisë së futbollit kosovar, Eroll Salihu beson se kjo kërkesë do të aprovohet nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s më 19 mars.
“Më 18 shkurt është mbajtur mbledhja e Komitetit për Transfere dhe Status të Futbollistëve i FIFA-s dhe atij për Shërbime Ligjore, ku është konstatuar se kërkesa jonë rreth ligjshmërisë së transferimeve të futbollistëve kosovarë është e drejt. Andaj, ky organ i ka sugjeruar Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që në mbledhjen e radhës ta shqyrtojë dhe ta aprovojë këtë kërkesë të FFK-së”, deklaroi Salihu për Express të dielën.
“Pra, vetë organi i FIFA-s e ka iniciuar në procedim këtë kërkesë tonën, andaj ne besojmë se më 19 mars, Komiteti Ekzekutiv do ta aprovojë këtë. Por optimistë rreth kësaj janë edhe vetë anëtarët e atyre komisioneve të FIFA-s”, shtoi ai.
Salihu thotë se nëse Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e aprovon këtë kërkesë të palës kosovare, në mënyrë indirekte familja botërore e futbollit veçse do ta njohë Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Kur të aprovohet kjo kërkesë, atëherë futbolli kosovar do të përfitojë shumë. Së pari FIFA në mënyrë indirekte po e njeh FFK-në. Së dyti, klubet e huaja nuk do të mund të marrin lojtarë nga Kosova pa pëlqimin e klubeve kosovare dhe FFK-së. Pra, klubet kosovare dhe federata jonë do të jenë të barabarta me klubet dhe federatat e huaja. Dhe nga kjo më së shumti do të përfitojnë vetë futbollistët tanë”, theksoi Salihu.
Kurse, në aspektin politik, Salihu pohon se FIFA zyrtarisht po e vërteton se Kosova me Serbinë janë dy shtete të barabarta.
“Nëse kjo kërkesë e jona aprovohet më 19 shkurt në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s, atëherë në aspektin politik, për herë të parë FIFA me një akt të shkruar po e vërteton se Kosova s’ka asgjë të përbashkët me Serbinë”, përfundoi ai.