E Shtunë, 31 Tetor 2026

O'Neill: Kreu i tabelës, ende i mundur


Trajneri i Aston Villas, Martin O'Neill, thotë se ata ende kanë mundësi për të përfunduar në top katërshin e tabelës.

Me Tottenhamin që fitoi ndaj Blackburnit, Villa mbetet gjashtë pikë prapa në pozitën e shtatë, por me dy ndeshje më pak. O'Neill shpreson se ata do të mund t'i mposhtin rivalët si Spurs, Manchester City dhe Liverpool për pozitën e katërt.

"Shpresoj të mos kemi aq shumë javë të lira nga tani deri në fund të sezonit. Ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje në Ligën Premier që nga Liverpooli katër ditë pas Krishtlindjeve dhe duhet vetëm të përpiqem t'i shndërrojmë barazimet në fitore", ka thënë O'Neill.

Aston Villa po ashtu është në konkurrencë edhe për dy gara, në Kupën Carling dhe në Kupën FA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›