Beckham mund t'i thotë "lamtumirë" Botërorit
Një lëndim i këmbës duket se i ka mbyllur shpresat e yllit të futbollit britanik, David Beckham, që të paraqitet në pjesën finale të Kupës Botërore në Afrikën e Jugut.
Raportohet se dëmtimi i thembrës ka ndodhur gjatë takimit të klubit të tij Milano, me ekipin çievo, të cilin Milano e fitoi me rezultat 1:0.
Ekspertët thonë se shërimi i lëndimeve të këtilla kërkon deri në tre muaj shërim, ndërsa kampionati botëror në Afrikën e Jugut fillon më 11 qershor.
Beckham për seleksionin e Anglisë ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shpresuar se do të bëhej lojtari i parë anglez, që ka luajtur në katër kampionate botërore të futbollit.