E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presion administrates mbushen formulare per pjesemarrje ne koncert

Shefat e Kuadrit ne ministri drejtori apo institucione te tjera i bejne presion administrates qe te marre pjese ne mitingun e neserm festiv qe organizon Partia Demokratike me rastin e 20 shkurtit rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.


Pasi u kane bere mbledhje vartesve diten e premte shume prej tyre i kane detyruar te firmosin formularet e pjesemarrjes ne kete koncert festiv. Nese nuk do te jene prezent atehere do te humbasin vendin e punes diten e hene. Mesohet se cdo qark do te perbeje shtabin perkates ku perfshihen simpatizantet dhe administrata. do prefekt kryetar bashkie drejtor shkolle apo institucioni do te udheheq vartesit ne udhetimin drejt Tiranes ne oret e para te mengjesit. Ne shesh do te jene po te grupuar dhe para se te nisen ne udhetim do te behet paraqitja e forces listprezenca dhe apeli.


Nuk pranohen justifikimet dhe eshte keshilluar qe te marrin me vete te aferm femijet dhe deri tek nxenesit e shkollave. I njejti organizim edhe ne Tirane ne institucionet e rendesishme ku shefat e kuadrit kane nxjerre listat e te punesuarve ne dikastere duke u kerkuar qe te jene prezent ne koncert pasi penalizmi do te ishte maksimal ne rast mospjesemarrjeje. Pervec firmosje se formularit ku secili zotohet se do te therrase te pakten 2-3 familjare do te behen edhe fotografi te ndryshme me celulare per te konfirmuar kete prezence./ama-news.al/

Berisha Ne shesh ata qe besojne tek vota e lire

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ftuar te gjithe qytetaret qe neser ne 20 vjetorin e rrezimit te diktatures te festojne ne menyren me qytetare.

Neser eshte dita e kujteses kombetare nderimit te vuajtjeve persekutimeve torturave cnjerezore ekzekutimeve gjenocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe regjimi i Enver Hoxhes dhe bllokmeneve te tij kreu ndaj shqiptareve ne 45 vite te sundimit te tyre- tha kryeministri

Kryeministri Berisha ftoj ne koncertin festiv te PD-se te gjithe ata qe i besojne lirise dhe vlerave te saj si dhe qe kane realizimin e nje prej endrrave me te bukura dhe me fisnike te tyre anetaresimin ne NATO dhe ata qe sot levizin te lire.

Ftoj te bashkohen neser me ne ne koncertin tone festiv te gjithe te rejat e te rinjte studentet e studentet burrat e grate te moshuarit qe besojne tek vota e lire dhe fuqia e saj qe besojne se pushteti merret me vote dhe kurre me dhune- tha Berisha

Grupet me ne ze te muzikes shqiptare pritet qe te performojne te dielen ne sheshin Nene Tereza


Vetem dy dite pas demostrates se socialisteve Partia demokratike ne kundershtim edhe me thirrjet e faktorit nderkombetar per te shmangur antimitingjet do te organizoje te dielen koncertin festiv.


Me 20 shkurt diten e djele Forumi Rinor i Partise Demokratike ne bashkepunim me Keshillin Rinor Shqiptar Keshillin Studentor dhe organizatat rinore te shoqerise civile do te organizoje koncertin festiv me rastin e 20 vjetorit te shembjes se bustit te Enver Hoxhes. Mitingu do te jete i organizuar ne formen e nje koncerti festiv ku do te performojne grupet muzikore dhe kengetaret me ne ze te muzikes se lehte.


Nuk pritet qe te kete asnje emer surprize nga emrat e artisteve te cilet do te ngjiten ne skenen qe do te ndertohet enkas ne perkujtim te rrezimit te simbolit te regjimit komunist. Por ne ndryshim nga koncertet e meparshme evenimenti do te organizohet ne mesdite rreth ores 1200 ne sheshin Nene Tereza.


Per shkak te punimeve te Bashkise se Tiranes ne sheshin Skenderbej tashme demokratet i zhvillojne mitingjet e tyre ne sheshin tek Akademia e Arteve ku do te jete e vendosur edhe podiumi.


Te dielen do te flas kryeministri Berisha I cili pritet qe te mbaje ede fjalimin e tij ku do te flase per rrugetimin e Shqiperise gjate ketyre 20 vjeteve te fundit nga renia e komunizmit deri ne liberalizmin e vizave ndersa figurat e tjera te rendesishme te mazhorances do te ndjekin koncertin si vezhgues te thjeshte.


Ende nuk dihet se cili nga drejtuesit e larte te PD-se kreu i qeverise do te preferoje qe te mbaje prane nderkohe qe ne mitingun e dhjetorit per nder te krijimit te ketij subjekti si forca e pare opozitare Lulzim Basha i cili perflitet edhe si nje nga kandidatet per kreun e Bashkise se kryeqytetit ishte edhe personi qe u vendos ne qender te vemendjes.


Mitingu i demokrateve organizohet vetem dy dite pas demostrates se opozites per rrezimin e qeverise nderkohe qe te njejten gje kryeministri Berisha premtoi edhe pas trazirave te 21 janarit ku mbeten te vdekur 4 qytetare. Qeveria u detyrua qe te terhiqet per shkak te presionit te nderkombetareve te cilet njezeri i bene thirrje per anulimin e koncertit festiv pasi sipas tyre mund te rriste tensionin politik ne vend.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›