E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder serbo-malazezet Te na kthehet kombesia

Perfaqesues te komunitetit serbo-malazez qe jetojne ne Shkoder kerkojne rikthimin e kombesise se tyre. Deklarata ka ardhur nga kryetari i shoqates se ketij komuniteti i cili thekson se kerkesa e tyre eshte plotesisht e ligjshme.

Ky komunitet pretendon se kombesia e tyre eshte hequr pa gjyq gjate regjimit komunist ne Shqiperi.

Kerkesa jone ka qene qe cdo njeri te rifitoje kombesine pa gjyq sic na u hoq. Shteti shqiptar na ka borxh rikthimin pa leke te kombesise. u shpreh kryetari i Shoqates Serbo-Malazeze Pavllo Jako.

Lidhur me deklaraten e nenkryetarit te KLD-se Jako shprehet se Spahiu po shkel ligjet dhe Konventen Kuader qe garanton te drejtat e pakicave kombetare.

Kohet e fundit jane bere te shpeshta kerkesat e perfaqesuesve te komuniteteve pakice per ndryshimin e kombesise. Fillimisht kjo kerkese u parashtrua nga konsulli grek ne Korce Ikonomus i cili u shkarkua nga detyra nje dite me pare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›