Presion nga New Yorku
Serbia ka trokitur edhe në dyert e Këshillit të Sigurimit të OKB’së me shpresë se aty mund të ndal planin e Qeverisë së Kosovës, që bashkë më EULEX’in dhe KFOR’in të vendosin kontrollin doganor në Bërnjak dhe Jarinje.
Burime ndërkombetare të Express kanë thënë se të merkuren në mbrëmje, në New York, Këshilli i Sigurimit është ftuar të mnbajë konsultime me dyer të mbyllura, ku në agjendë ka qenë letra e Serbisë, e dërguar këtë javë, me të cilën ajo kërkon nga KS i OKB’së që të ndal “përpjekjet e Prishtinës që me dhunë të marrë Veriun”.
Express mëson se në orët e vona të mbremjes, Rusia ka parashtruar kërkesën për mbajtje të një sesioni emergjent të Këshillit të Sigurimit rreth çështjes së Veriut të Kosovës dhe veprimeve të përbashkëta të EULEX’it dhe Qeverisë së Kosovës për kthimin e doganierëve në kufi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...