Rooney, sikur Pele

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e ka krahasuar sulmuesin Wayne Rooney me legjendën braziliane, Pele. Trajneri skocez e ka bërë këtë krahasim të lojtarit të tij me futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve, duke mos harruar ta cek se sulmuesi anglez ka ende karrierë të bujshme përpara.
“Nëse e shikoni Pelen, për shembull, ai ishte sulmues mjaft agresiv, siç është edhe Rooney. Ata janë të njëjtë në disa mënyra, si në fuqi, shpejtësi dhe vendosmëri”, theksoi Ferguson për tabloidin britanik, The Daily Mirror.
Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ i bëri këto komente pasi trajneri i Benficas, Jorge Jesus, kundërshtar i ekipit të tij në Ligën e Kampionëve, thoshte se Rooney ka elemente të stilit të lojës së futbollit të Amerikës së Jugut.
“Nuk pajtohem këtu, mendoj se Wayne është tipik lojtar britanik. Kishte lojtarë me kualitete të ngjashme në të kaluarën si Paul Gascoigne, George Best, Bobby Charlton apo Denis Law, që ishin lojtarë të mëdhenj. Rooney ka kurajo të madhe, dëshiron të luajë gjithmonë dhe ka qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Këto janë veçori ekstra, përpos talentit që ka”, vazhdoi skocezi.
Ferguson shton se Rooney e ka arritur maturinë maksimale në lojë, pasi i ka mbushur 20 vjet. Sir Alex është i bindur se përfaqësuesi anglez do të jetë golashënuesi më i mirë i sezonit në Angli, pas startit fantastik.