Dita e Drejtësisë, inagurohet portali i ankesave online për gjyqësorin
Tiranë- Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi dhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon kanë inaguruar sot portalin e ankesave onile të qytetarëve për sistemin gjyqësor. Në ditën e Drejtësisë gjatë fjalës së tij ministri Halimi deklaroi kjo është një ditë e shënuar për drejtësinë.
‘Kjo reformë pjesë e planit tonë të digitalizimit të drejtësisë. Qytetarët brenda 1 minute sinjalizojnë për rastet. Qytetarët do të ndjekin online rrjedhën e inspektimeve.Reforma e premtuar prej nesh muaj më parë. Projektorët e publikut do të ndriçojne çdo pjesë të drejtesisë.Të vendosur për të reformuar drejtësinë’- tha Halimi.
Ndërkohë që në fjalën e tij ambasadori britanik Cannon theksoi rëndësinë e balancimit të pavarësisë gjyqësore kundrejt transparencës, si dhe të drejtën e qytetarëve për të kuptuar procedurat ligjore, dhe per tu siguruar se çdo gabim do të gjendet dhe të korrigjohet.
Sigurisht, shumë qytetarë janë të pakënaqur me vendimet e marra nga gjyqësori dhe duan të ankohen për to. Shpesh këto ankesa janë të pasakta ose bazuar në njohje te pakët te ligjit ose procedurës gjyqësore. Por ndonjëherë qytetaret kane të drejtë në ankesen e tyre. Është e rëndësishme që të hetohen ankesat. Ku qytetari ka keqkuptuar situatën, ai duhet të marrë një shpjegim të qartë. Nëse një ankesë ekspozon gabime të bëra nga një individ në sistemin juridik, ose një problem më të gjerë strukturor, atehere mund të merren masa korrigjuese…Unë shpresoj se portali do të testohet nga publiku dhe do te jete i dobishem per ta…Në afat të gjatë, unë shpresoj se ky projekt do të ndihmojë të ndryshojë mendimin e qytetareve ndaj gjyqësorit dhe për të përmirësuar besimin e publikut në sistemin ligjor, duke e bërë atë më transparent dhe me procedura te thjeshta.
Kjo procedurë online lejon qytetaret që të depozitojnë ankesat e tyre ndaj gjyqtarëve dhe procedurat gjyqësore drejtpërdrejt në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo arrieht vetëm duke plotësuar një një formular në kompjuter, i cili gjendet në faqet e internetit të dy institucioneve. Portali është pjesë e një projekti zbatuar nga Qendra për Transparencë dhe Lirinë e Informimit, dhe financuar nga Ambasada Britanike.
/IDEA/