E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prespe, ngordhin serish peshqit

Sasi te medha peshku jane shfaqur te ngordhur ne birgjet e liqenit te Prespes.

Ngordhja masive e peshqve ka prekur vetem speciet e vogla ndersa i gjithe bregu i liqenit eshte mbushur me keto specie. Ne zonat e mbushura me peshq te ngordhur banoret kane nisur te hapin gropa per t'i groposur me qellim ndalimin e perhapjes se ndonje semundjeje.

Sipas veterinerit te komunes ende nuk jane kryer analiza dhe pritet qe shkaqet e verteta te nxirren pas marrjes se kampioneve dhe analizave laboratorike.

Tre vjet me pare ky fenomen u shpjegua nga specialistet me levizjet tektonike te liqenit te Prespes qe cuan ne clirimin e gazrave dhe ngordhjen e specieve te vogla qe rriten ne liqen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›