Pretenca për komisionerët e Dajçit, prokuroria kërkon 15 vite burg
Lezhë- Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 8 komisionerët e komunës Dajç.
Prokurori i kësaj çështjeje ka kërkuar dënimin e komisionerëve me 15 vite burg, dhe 2.4 milionë lekë gjobë. Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe deformim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Të akuzuarit jan렠Lulëzim Paloka, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjeter Marku, Gentian Kovaçi, Pal Prendi dhe Gent Marku.
Nga hetimet e prokurorisë është parë se komisionerët kishin falsifikuar pasaportat dhe kartat e indetitetit të personave që kanë qenë në emigrim, dhe kanë votuar ata në vend të tyre.
Seanca e radhës do të jetë në 20 qershor,ku dhe avokatët mbrjtës do të paraqesin mbrojtjen e tyre.