Trafikimi njerëzor, Ina Rama: Shqetësues, mbështetet nga zyrtarët
Tiranë- Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se në vendin tonë vazhdon të jetë i pranishëm fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë një takimi ajo u shpreh se një ndikim të madh për vijimësinë e këtij krimi kanë edhe zyrtarët pasi shumë prej tyre e inkurajojnë dhe për këtë gjë duhet të ndëshkohen.
Sipas Ramës në krahasim me vitet e shkuara situata është më qetë sepse numri i femrave të trafikuara është ulur, pasi po punohet së tepërmi që ky krim të luftohet.
Deklarata e kryeprokurores erdhi gjatë ceremonisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes 13 agjencive shtetërore dhe civile për të luftuar trafikimin njerëzor.