Pretendimet e te vegjelve, ende jo ne tryezen e reformes zgjedhore
Partia Demokratike mirepret propozimet e bera nga partite e vogla politike diten e djeshme per Reformen Zgjedhore. Por drafti i te vegjelve, ende nuk eshte dorezuar ne Komisionin e Posacem per Reformen Zgjedhore. I kontaktuar me telefon bashkekryetari i komisionit per reformen zgjedhore, demokrati Ilir Rusmali, u shpreh dje se mirepret propozimet e bera nga partite e vogla te konkretizuara ne nje draft. Nga ana tjeter, Rusmali vlereson gjithashtu faktin se ndryshe nga nje dite me pare, Rama dje ndryshoi qendrim. Ndersa eksperti i djathte ne komisionin e reformes zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha dje pasdite, pas mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura, se ne kete komision, nuk ka draft nga forcat e vogla politike. "Ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, nuk ka asnje draft apo kerkese", - tha Bylykbashi. Ne nje kohe kur puna e ketij komisioni, perfundon brenda pese diteve dhe thelb dhe objekt te saj, eshte zbatimi dhe venie ne jete e 52 rekomandimeve qe OSBE/ODIHR ka bere per zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare ne vitet e fundit. Vetem dy dite me pare, ne komisionin e posacem te reformes zgjedhore, Ilir Rusmali, vleresoi propozimet e 24 forcave te vogla politike dhe u shpreh se duhet te punohet per shqyrtimin e tyre. "Nuk eshte e lehte, eshte e veshtire, por ne jemi te gatshem si parti politike, qe t'i futemi kesaj pune se bashku. Ky eshte mesazhi politik qe deshem te percjellim. Une ju dhashe mbeshtetje te pakufishme. Tani nuk me mbetet gje tjeter t'ju kujtoj se edhe Perendia boten nuk e beri me nje dite", - tha Rusmali. Pergjigje, e cila nuk u quajt e plote nga partite e vogla, qe kritikuan forcat e medha politike, se nuk kane vullnet per te zgjidhur kerkesat dhe pakenaqesite e tyre.