Kapet 275 kg hashash në kufirin Shqipëri-Greqi, në pranga 2 shqiptarë

Një sasi prej 275 kilogramësh drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua sot nga policia greke.
Mësohet se droga është gjetur në kufirin Shqipëri-Greqi pranë Janinës ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.
Sasia e drogës ishte marrë në Shqipëri dhe po transportohej në drejtim të shtetit helen me një makinë të cilën dy shqiptarët ia kishin vjedhur një shtetasi grek.
Policia greke i ndoqi dy shqiptarët nga liqeni i Pogonit deri në fshatin Lithino duke bërë edhe arrestimin e tyre.