E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Annan i alarmuar për dhunën në Siri

Siri- I dërguari i posaçëm i OKB-së Kofi Annan i ka thënë Këshillit të Sigurimit se Siria po përjeton ende nivele të papranueshme të dhunës, pavarësisht armëpushimit që filloi më 12 Prill.

Në një konferencë me dyer të mbyllura zoti Annan tha se ishte alarmuar për dhunën në Siri pas vizitës së vëzhguesve të OKB-së.

Një aktivist tha se 38 njerëz u vranë gjatë ditës së martë, më së shumti në qytetin e trazuar të Homsit.

Ndër të tjera zoti Annan tha se situata e përgjithshme ‘ishte tërësisht e papranueshme dhe në kundërshtim me vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare’. Ai tha se ‘vëçanërisht ishte alrmuar nga prania e trupave të forcave qeveritare dhe sulmave të tyre në Hama’.

‘Nëse konfirmohet kjo, është tërësisht e papranueshme dhe e dënueshme’- tha Annan. OKB kërkon të shtojë numrin  e vëshguesve të saj në Siri.

Këshilli i Sigurimit vijon të jetë i ndarë në qëndrimet e tij sa i takon politikave për Sirinë. Fuqitë perendimore kërkojnë masa më të ashpra ndaj Sirisë ndërsa aleatët e Damskut, Rusia dhe Kina deklarojnë se plani gjashtë pikësh i pranuar nga Siria është mëse i mjaftueshëm.

OKB thotë se rreth 9.000 persona kanë vdekur që kurse kanë nisur protestat kundër regjimit shypes të Bashar al-Assadit në Mars të 2011-ës.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›