Preu drutë, gjykata dënon me 300 mijë lekë babait të Nazime Vishës
Telashet në familjen e Nazime Vishës, vajzës që ndodhet prapa hekurave pasi ekzekutoi Fiqiri Muçën, sa vijnë e shtohen. Sikur të mos mjaftonte dënimi i 18-vjeçares për vrasjen me paramendim të Muçës, një tjetër pjesëtar i familjes Visha është penalizuar nga drejtësia shqiptare. Këtë herë është i ati i Nazime Vishës, i cili do duhet t’i paguajë një gjobë të majme Drejtorisë së Shërbimit Pyjor. Gjykata e Tiranës, duke pranuar një padi të bërë nga kjo drejtori, detyron Beqir Vishën ta dëmshpërblejë këtë institucion me shumën e 300 mijë lekëve, për dëmin e shkaktuar në pyje. Pikërisht në kohën që punonte me lëndët drusore në pyjet që ndodhen në kufi me fshatin Xibër dhe Ketë të Burrelit, u njoh dhe me Fiqiri Muçën, i cili vite më vonë do të ekzekutohej nga Nazime Visha, vajza e vogël e familjes, e cila e akuzonte se e kishte abuzuar seksualisht për vite me radhë.
Alibia e Vishës
Beqir Visha ka ngritur një alibi të fortë para gjykatës për të vërtetuar se nuk kishte dëmtuar pyjet për të cilat akuzohej.
“Kam marrë në zonën e Burrelit 3 metër kub mbeturina, në kufi me Ketën e Burrelit dhe në Xibër të Burrelit, në kufi me zonën e Tiranës. Nuk është e vërtetë që të kem prerë dru siç pretendon pala paditëse. Unë jam proceduar në zonën e Burrelit për 3 metër kub dru zjarri, në zonën e Tiranës nuk kam prerë asnjë fije pishe”, - është shprehur Beqir Visha para gjykatës. I pyetur përse kishte firmosur një procesverbal, ku i ishte njoftuar një gjobë për dëmtim pyjesh, Beqir Visha ka pretenduar se: “Nuk di shkrim dhe këndim, por di të them që kam marrë vetëm 3 metër kub në zonën e Burrelit dhe jo 10 metër ster në Tiranë. Kam firmosur, është e vërtetë, por për materialin në ruajtje të mikut tim, pjesa tjetër nuk qëndron”, - ka theksuar ai.
Njohja me Fiqiriun
Pikërisht gjatë kohës që ishte vetëpunësuar në aktivitetin e prerjes dhe transportit të drurëve nga pyjet e Burrelit në zonat urbane përreth, Beqir Visha është njohur dhe me Fiqiri Muçën, i cili kryente të njëjtin aktivitet. Beqir Visha punonte si druvar dhe lëndën drusore që priste, ia grumbullonte kundrejt pagesës Fiqiri Muça, i cili bënte më pas dhe shitjen. Për shkak se ishte shumë larg shtëpisë së tij, Fiqiri Muça shpesh ishte ftuar nga Beqir Visha të kalonte natën në shtëpinë e këtij të fundit. Në këtë mënyrë u bë dhe njohja e Fiqiriut me Nazime Vishën, vajzën e vogël të familjes. Mes dy familjeve u lidhën dhe miqësi, pasi vëllai i Fiqiri Muçës u martua me vajzën e madhe të Beqir Vishës. Në 2012-ën, pas më shumë se katër vitesh njohje, Nazime Visha e ekzekutoi me 29 plumba babain e pesë fëmijëve, duke pretenduar se e kishte abuzuar seksualisht për disa vite me radhë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)