Prezantimi i Kosovës, Turqia ndërmjetëson për modelin
PRISHTINE-Ministrat i jashtëm të Spanjës, Turqisë dhe Serbisë do të takohen të martën në Beograd për të gjetur zgjidhje për mënyrë të re në të cilën Kosova do të paraqitet në konferencat rajonale e ndërkombëtare që mbahen në nivelin më të lartë.
“Takimi trelateral do të jetë kyç rreth gjetjes së formulës së re pë bashkpunim më dinamik rajonal, ku kusht themelor është që asnjëri vend të mos përjashtohet nga dialogu”, citon në numrin e djeshëm gazeta Blic në qarqet diplomatike në Beograd. Pas këtij takimi trelateral, janë planifikuar konsultime në Bruksel, ndërmjet anëtareve të BE-së dhe administratës së Brukselit lidhur me temën e ujdive të arritura, ndërsa finalizimi pritet gjatë vizitës së ministrit të jashtëm të Italisë, Franco Frattinit, në Beograd, javën e ardhshme.
Në MPJ të Serbisë i kanë konfirmuar gazetës se takimet janë caktuar, por kanë refuzuar të komentojnë lidhur me këtë temë.
Tema të takimit të së martës, mbajtjen e të cilit mund ta shtyjë vetëm problemi me pluhurin vullkanik, është konferenca e Sarajevës, e caktuar për 2 qershor të këtij viti, por edhe lëvizjet e tjera pas dhënies së minimi të GJND-së për pavarësinë e Kosovës. Nga konferenca e Sarajevës pritet hapja e perspektivave të reja për të gjitha venet e ballkanit perëndimor në integrimet evropiane. Kjo konferencë nuk do të mund të mbahet në përbërje të plotë dhe të jetë e suksesshme nëse paraprakisht nuk gjendet mënyra që në të marrin pjesë zyrtarët e Beogradit dhe të Prishtinës, vlerëson Blici
Mirëpo, si shkruan gazeta, vijë e kuqe për Beogradin dhe kërkesë nga e cila nuk do të hiqet dorë është që Kosova të prezantohet ndryshe nga shtetet tjera pjesëmarrëse dhe që kjo të shihet si nga mënyra e ftesës ashtu edhe formati i pjesëmarrjes në takim. Kjo do të duhej të parandalojë problemet që u krijuan me rastin e organizimit të konferencës në Bërdo të Kranjit, kur sllovenët i dërguan ftesa presidentit dhe kryeministrit të Kosovës në adresa të tyre institucionale.
“Po kujdesemi që juridikisht dhe në mënyrë reprezentuese të mos e qesim në pozitë më të keqe se deri tash. Përfaqësuesit e Serbisë janë koopeërues dhe të gatshëm për ujdi, me kusht që që respektohet asimetria e prezantimit dhe e korrespodencës karshi shteteve të njohura në rajon, ka thënë për Blicin burimi nga qarqet diplomatike në Beograd.
(d.b/BalkanWeb)