Të ikurit nga Ilir Meta: Ende jo në PS
TIRANE-Edhe pse Kreu i socialisteve, Rama i pershendeti nga podiumi i Kongresit te PS per rikthimin ne gjirin e socialisteve, tre prej ish-drejtuesve të LSI-së, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi e Fatos Klosi deklaruan dje se, nuk janë ende anëtarë të PS-së. Ata ishin të ftuar specialë në Kongresin e punës së partisë, ku tashmë janë rianëtarësuar vetëm dy prej të larguarve të LSI-së, Ndre Legisi dhe Mustafa Muçi si edhe një pjesë e drejtuesve vendorë që kaluan nga partia e Metës tek ajo e Ramës. Pas përfundimit të pjesës së parë të Kongresit të socialistëve, i pyetur nga Gazeta Shqiptare në lidhje me anëtarësimin në parti, profesori Sabit Brokaj tha se kishte marrë një ftesë për në Kongres, por jo teserën e PS-së. Megjithatë, Brokaj deklaroi që me shkëputjen dhe dorëzimin e mandatit të deputetit vite më parë, se hiqte dorë i zhgënjyer nga politika. I prerë për t'i thënë jo anëtarësimit në PS, ishte dje edhe Pëllumb Xhufi. "Unë kam pasur ftesë edhe për të marrë teserën e PS-së dhe për të bërë pjesë edhe në forumet të një niveli në PS, por nuk kam ndërmend të angazhohem në këtë sens", - u shpreh Xhufi për mediat. Edhe Fatos Klosi mohoi që të ketë marrë teserën e PS-së, edhe pse nuk ishte kaq i prerë nëse kjo gjë nuk do të ndodhë as në të ardhmen. "Jeta është e gjatë", - tha Klosi, i pyetur pas daljes nga salla e Kongresit të socialistëve.
Prania e të larguarve nga LSI-ja u vu më shumë në dukje në sallën e forumit të lartë të socialistëve, kur kryetari Edi Rama deklaroi: "Le t'u urojmë mirëkthimin në shtëpinë e tyre Sabit Brokajt, Pëllumb Xhufit, Ndre Legisit, Fatos Klosit, Mustafa Muçit e plot të tjerëve, që e refuzuan përfshirjen në punët e qeverisë së pykave dhe u qëndruan besnikë atyre dhjetëra mijëra socialistëve të gënjyer nga shpresa se do ta nxirrnin pykën Sali me pykën Ilir". 5 ish-drejtuesit e LSI-së, të cilët u bashkuan me Ilir Metën që në vitin 2003 për krijimin e partisë që u shkëput nga PS-ja, ju bashkuan Edi Ramës dhe PS-së menjëherë pasi Meta krijoi aleancën me Berishën, pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjatë kësaj periudhe ata i janë bashkuar protestave dhe reagimeve publike të PS-së.
(d.b/BalkanWeb)