Prezantohen dy Partizani, por FSHF nuk njeh ende asnjë
Çështja Partizani vazhdon të çudisë të gjithë. Tashmë janë prezantuar dy skuadra, ajo e administratorit Paro Laçi dhe ajo e presidentit Albert Xhani. Pak ditë më parë, aksioneri me 40% të aksioneve te Partizani, Paro Laçi, ka bërë publike skuadrën e tij, e cila drejtohet nga Nikolin Çoçlli, e cila për momentin numëron 16 lojtarë. Madje në ditët e kaluara ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore ndaj Mamurrasit. Ndërkohë që të premten presidenti Albert Xhani, i cili ka marrë në favor edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për stemën dhe logon, ka prezantuar 8 futbollistë dhe stafin, ku trajner ka emëruar Niko Kozinos. Nga 8 futbollistët aktualë të skuadrës së Xhanit, vetëm 2 janë shqiptarë, ndërkohë që 3 vijnë nga Greqia dhe 3 të tjerë nga Bullgaria. Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka vendosur se cilës skuadër do ti besojë pjesëmarrjen në sezonin e ri 2012-2013 të Kategorisë së Parë, por vendimin do ta marrë Komiteti Ekzekutiv.
Prezantohen dy Partizani, por FSHF nuk njeh ende asnjë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip