E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mban pezull listen e zgjedhesve Ristani Fletet e votimit do digjen pa e ndotur ambientin

/ /

Vete neni 178 i Kodit Zgjedhor nuk percakton fare se cdo te behet me listen e votuesve duke i lene KQZ-se qe te nxjerre nje udhezim te brendshem per ta trajtuar kete pjese te materialeve zgjedhore. shte pikerisht lista e zgjedhesve qe kerkohet me ngulm nga opozita per tu hetuar permes komisionit hetimor parlamentar. Por ne mbledhjen e fundit te KQZ-se ndryshe nga heret e tjera kur eshte vendosur se si do te operohet me materialet zgjedhore gjate zbrazjes se kutive nuk eshte marre parasysh udhezimi i vitit 2006. Ky udhezim qe eshte zbatuar dhe pas zgjedhjeve vendore te 2007-s percakton qarte se cfare behet me cdo material qe gjendet si ne kutine e fleteve te votimit ashtu dhe ne kutine e materialeve zgjedhore. Mbi bazen e Udhezimit nr.1 te dates 30.01.2006 te KQZ-se eshte bere pastrimi djegia dhe arkivimi i te gjitha materialeve zgjedhore te zgjedhjeve qe prej janarit 2006. Ky udhezim sakteson ne menyre te detajuar se cilat materiale do te shkojne ne Arkivin Qendror te Shtetit sic jane Libri i protokollit Fletorja e vendimeve tip te KQV-se Regjistri i posacem i zgjedhesve dhe Lista e zgjedhesve. Gjithashtu udhezimi percakton se cilat materiale do te digjen Fletet e votimit dhe Kundrafletet e votimit. Sipas kesaj procedure eshte bere dhe asgjesimi i fundit i materialeve zgjedhore nje vendim i dates 22.06.2007 pas zgjedhjeve te pushtetit vendor kur kryetar i KQZ-se ishte lirim Gjata. Ne piken 4 te vendimit te asaj kohe thuhet Hapja e kutive dhe administrimi i dokumentacionit zgjedhor dhe materialeve brenda kutive te votimit behet sipas Udhezimit nr.1 date 30.01.2006. Ne 13 shtator te ketij viti KQZ-ja u mblodh per te marre nje vendim te tille ne zbatim te nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Ne situaten e nxehte politike djegia e fleteve te votimit do te acaronte me tej ambientin politik prandaj te dyja forcat politike si PS-ja ashtu dhe PD-ja rane dakord qe djegia e fleteve te votimit te behej ne nje kohe me te vone. KQZ-ja e pranoi kete kerkese por nuk mund ta conte kete proces per vitin e ardhshem pasi ne 8 maj 2011 do te zhvillohen zgjedhjet per pushtetin vendor. Rendi i dites dhe mbledhja e dates 29 dhjetor u kontestua nga anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ duke e konsideruar te papranueshem ndryshimin e projekt-vendimit dhe mosmbeshtetjen e tij ne udhezimin qe percakton fatin e materialeve zgjedhore. Duke ballafaquar praktiken e ndjekur nga KQZ-ja pas zgjedhjeve te meparshme me propozimin e ri duket qarte se Regjistri i Posacem i votuesve regjistri ku cdo zgjedhes firmos para se te votoje ne qendrat e votimit mbetet pa asnje trajtim ligjor.

Ristani Fletet do grupohen pastaj do digjen qe te mos ndotet ambienti

Kryetari i KQZ-se Arben Ristani deklaroi dje se fletet e votimit do te digjen pas dates 10 janar dhe pasi te grumbullohen bashke do te digjen ne nje vend te caktuar per te ruajtur ambientin. Magazinat tona ndodhen ne Lunder. Atje jane rreth 10 mije kuti te cilat jane te mbushura me fletet e votimit dhe me materialet zgjedhore. Kemi nje grup relativisht te madh njerezish te angazhuar qe do te merrem me pastrimin e tyre. Procesi ka pjesen intelektuale pasi dokumentacioni i dale nga kutite do te futet ne dosje do te behet gati dhe do te shkoje ne Arkiv te Shtetit. Ndersa fletet e votimit dhe kunderfletet grupohen dhe shkojne ne nje vend te caktuar sepse duhet te mendojme edhe per ndotjen e ambientit. Do te shkojne ne nje vend te planifikuar per kete proces... dhe merr fund historia tha Ristani per VOA. Me tej ai shtoi se jemi duke mbaruar buxhetin pasi u mor vendimi per pastrimin e kutive te votimit sepse ishte nje hallke e domosdoshme nga e cila do te pergatisnim buxhetin dhe besoj se deri ne daten 10 janar do te kemi mbyllur edhe kete faze. Pastaj do te vijojme me hallkat me radhe sipas nje grafiku pune te miratuar me pare per pergatitjen e zgjedhjeve. Ai beri me tej thirrje per kompromis politik pasi ne mungese te tij KQZ mund te hase probleme ne punen e saj. Me tej Ristani u kujtoi anetareve te opozites ne KQZ-se se duhet te respektojne ligjin. Mbledhja ishte teresisht teknike e ligjore rutine e KQZ-se por qe nuk i shpetoi reflektimit te konfliktit politik edhe ne KQZ tha Ristani per mbledhjen e fundit te KQZ-se. Kutite KQZ ngre grupin ngec te buxheti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati grupin prej mese 48 vetesh per te nisur procesin e pastrimit te kutive te votimit por puna do te nise me pak dite vonese. Ndersa pritej qe te niste ne daten 7 janar sic parashikohet ne vendimin e KQZ-se problemet me buxhetin e programuar me kete proces do te beje qe puna te nise pas dates 10 janar. KQZ duhet te beje edhe prokurimet perkatese per kete proces si solucionet e pastrimit naften per djegien e fleteve te votimit pagesat e punonjesve etj proces i cili ka dashur disa dite kohe. Me pas te gjithe punonjesit provizore prej 48 personash do te angazhohen per dy muaj per te bere gati afersisht 10 mije kutite per zgjedhjet lokale. Tete prej punonjesve do te jene mbikeqyres te cilet do te seleksionojne materialet qe do te shkojne ne Arkiv ndersa fletet e votimit do te digjen.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›