Prezantohet Vangjel Tavo: Reformim të shëndetësisë
Vangjel Tavo, është prezantuar sot në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fjalën e tij të parë si ministër Shëndetësie, Tavo kërkoi bashkëpunimin e të gjitha drejtorive për përmbushjen e objektivave në shërbim të qytetarit.
“Të vazhdojmë bashkëpunimin, për të arritur të realizojmë reformat shumë të rëndësishme, objektivin që ne si pjesë drejtuese e këtij dikasteri kemi, që është shërbimi ndaj qytetarit dhe shërbimi në interes të vendit. Ftoheni të gjithë që të jeni pjesë e stafit që unë do vazhdoj të drejtoj, për të arritur edhe objektivat e kësaj maxhorance në këtë 4- vjeçar” theksoi Tavo.
Ai paralajmëroi se do të ketë në ditët në vazhdim takime me çdo drejtori për të përcaktuar objektivat dhe detyrat që çdo dikaster do të ketë për punën në të ardhmen.
Vangjel Tavo është emëruar ministër i shëndetësisë pas ndryshimeve më të fundit në qeveri ndërsa më herët këtë post e ka mbajtur Petrit Vasili.