Ministria e Jashtme ceremoni per delegimin e detyrave
Në ambjentet e Ministrisë së Jashtme është organizuar ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Edmond Haxhinasto tek ministri i ri, Edmond Panariti. Zoti Haxhinasto ka bërë një bilanc të shkurtër të punës. Ndërsa, shefi i ri i diplomacisë shqiptare, theksoi se prioritet i angazhimit të mëtejshëm mbetet procesi i integrimit europian.
Pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar, Edmond Haxhinasto është caktuar në postin e ministrit të Ekonomisë, ndërkohë që Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Edmond Panariti, një tejtër zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.