E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU pershendet vendimin e GND-se per Kosoven

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e Grupit Ndërkombëtar të Kontrollit për dhënien fund të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Ky është një hap i nevojshëm për krijimin e një shteti mirëfuksionues dhe demokratik. Për kombin tonë, fundi i pavarësisë së mbikëqyrur do të thotë pavarësi dhe sovranitet i plotë në vendimmarrje dhe shtetformim për shtetin e dytë të kombit shqiptar në Ballkan. Heqja e sanksioneve kushtetuese që diskriminojnë institucionalisht shqiptarët në Kosovë, karshi pakicave, si vendet e rezervuara për minoritetet disa herë më shumë se sa këto minoritete përfaqësojnë, etj., përbën një hap të rëndësishëm për një shtet të stabilizuar të Kosovës.
PDIU shpreson dhe u bën thirrje factorëve politik në Kosovë dhe në Shqipëri, që tani e tutje, politikat shtetërore të të dyja palëve të jenë në funksion të integrimit të dy shteteve me njëra-tjetrën, si parakusht i integrimit evropian.
PDIU, gjithashtu, vlerëson vendimin e GNK-së për integrim të menjëhershëm të veriut të Kosovës me pjesën tjetër të këtij shteti, dhe përkrah çdo tentativë të institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›