Grabitja e bankës në Vlorë, kapet një prej autorëve të dyshuar

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së bankës, dje në këtë qytet. Sipas policisë brenda një kohe të shkurtër është arritur të përcaktohen të dhëna mbi mjetin e përdorur nga autorët pas grabitjes së bankës dhe në tentativë për ta ndaluar automjetin,policia ka hasur në kundërshtimin e drejtuesit të mjetit.
Policia ka nisur të ndjekë automjetin duke e ndaluar edhe duke arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Krenar Shehaj 26 vjeç, banues në lagjen "24 Maji" Vlorë.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjet është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbante pa leje e cila po inënshtrohet ekzaminimit nga ekspertë të balistikës
Gjithashtu nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sërë provash të dyshimta, që po i nënshtrohen ekzaminimit nga ekspertë kriminalistë.
Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion 10 000 dollarë për çdo informacion që ndihmon në identifikimin e të gjithë autorëve.