Prezantohet te Manchester United

Manchester United e ka bërë prezantimin e blerjes së parë në afatin kalimtar veror. Guillermo Varela është lojtari i parë për David Moyes. Mbrojtësi i ri uruguajan e nënshkroi sot kontratën 5 vjeçare me skuadrën angleze.
"Unë jam shumë i lumtur për këtë ditë. E quaj veten me fat sepse do të jem lojtar i njëres nga skuadrat më të mëdha në botë. Unë kam ardh këtu për të fituar me këtë skuadër" deklaroi Varela./Indeksonline/