E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantuesit i vihet zjarri gjate transmetimit

Bolivia është tronditur dhe është indinjuar nga sulmi i egër ndaj Fernando Vidal, drejtorit të ‘Radio Popular’, një rrjet televiziv vendor në Jakuiba, në jug, në kufi me Argjentinën. Një grup prej katër personash të maskuar kanë hyrë në studion radiofonike gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe pasi e kanë lyer me benzinë më pas i kanë vënë zjarrin. U jam shumë mirënjohës të gjithëve ka thënë Fernando Vidal, i cili është dhe pronar i Radio Popular, gazetarë, kolegë dhe miq për solidaritetin që po tregojnë. Vidal 70 vjeçar po denonconte kontrabandën dhe korrupsionin e autoriteteve doganore vendase kur dhe ndodhi sulmi. Kanë qenë pikërisht dëgjuesit që kanë lajmëruar menjëherë policinë. Vidal është në gjendje kritike me djegie të shkallës së tretë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›