E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has krim brenda familjes babai vret djalin

Një krim brenda familjes është regjistruar mbrëmjen së mërkurës në Has ku babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij. 71 vjeçari Binak Nabolli ka vrarë me armë zjarri djalin e tij Ylber Nabolli 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur  në fshatin Kostur të komunës Golaj në Has. Policia e Kukësit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e 71 vjeçarit, si autor i këtij krimi të rëndë. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar edhe arma me të cilën është kryer kjo vrasje. 71 vjeçari Binak Nabolli ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa policia ka sqaruar paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›