E Shtunë, 31 Tetor 2026

PriFilmFest me risi në këtë edicion

Festivali PriFilmFest do të fillojë me 24 shtator dhe do të përfundojë me 1 tetor të muajit të ardhshëm. Hapjen e këtij festivali do ta bëjë filmi i metrazhit të shkurtër nga Sarajeva “Bagazh”, i cili është edhe fitues i çmimit Oscar, traditë kjo e këtij festivali që hapjen ta bëjë një film që ka fituar këso çmimi. Festivali do t’i ketë 49 filma të ndryshëm të vendeve të ndryshme. Këto të dhëna u bën të ditura të premten në një konferencë për media nga drejtues të këtij festivali.

Drejtoresha e këtij festivali, Vjosa Berisha, i ka shpalosur detajet e edicionit të këtij festivali.

“Festivali sivjet do të ketë 49 filma, të cilët ndahen pak a shumë në programe të njëjta që i kemi pas edhe në vitet e kaluara, vetëm se ka disa ndryshime të vogla. E kemi programin konkurrues program kryesor të filmave të metrazhit të gjatë, e kemi programin konkurrues të filmave të metrazhit të mesëm, i cili, siç ka qenë edhe në vitet e tjera, është përsëri konkurrues. Risi në festival është programi i filmave ballkanikë, i cili do të jetë konkurrues sivjet. Pastaj e kemi futë sivjet si program të ri programin e filmave dokumentar, që nuk është program konkurrues, mirëpo, shërben për t’i promovuar dokumentarë të ndryshëm, të cilët shtjellojnë temat e të drejtave të njeriut, temat e ambientit, e kështu me radhë”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha e festivalit.

Ajo ka shtuar se jetëgjatësia e këtij festivali po vihet në mëdyshje për shkak të mundësive financiare. Por, falë një sërë donatorësh edhe sivjet ky festival do ta vazhdojë traditën e vet shton Berisha.

Ndërsa Dukagjin Podrimaj, menaxher i përgjithshëm i këtij festivali, ka treguar për detajet teknike me të cilat do të shfaqen filmat në këtë edicion të PriFilmFestit.

“Projektimi i filmave bëhet si gjithmonë, me teknikën e festivalit të filmit të Sarajevës, me shumë profesionalizëm të madh. Formatet që janë shfaqur gjithmonë kanë qenë prej 36 milimetra deri ne Blue rey, DVD, Deta Cam... Sivjet është edhe një risi që filmat mund të shfaqen edhe në DCP që për herë të parë është shfaqë në Berlinalen në Kanë dhe në Sarajevë sivjet”, ka thënë ai.

Për më tepër, në programin konkurrues në këtë festival do të ketë filma që vijnë nga vendet e ndryshme, si Çekia, Gjermania, Sllovakia, Bullgaria, Austria, Izraeli, Franca, si dhe një film nga Kosova “Agnus Day”, i regjisorit Agim Sopi, i cili ka qenë premierë botërore dhe shfaqet për herë të para publikut të Kosovës.

Po ashtu, një film tjetër që do të jetë pjesë e këtij festivali është edhe filmi “Kolona” i regjisorit të ri Ujkan Hysaj, i cili tash vonë ka fituar edhe në disa festivale ndërkombëtare.

Në këtë festival do të ketë edhe filma të metrazhit të shkurtër nga Rumania, Gjermania, Austria, Sllovenia etj.

Në programin ballkanik do të prezantohen filma nga Maqedonia, Serbia, Turqia, Sllovenia dhe Bosna.

Hapjen e festivalit do të bëhet me filmin e metrazhit të mesëm boshnjak “Bagazh”, i cili është në regji të fituesit të Oscar-it, Danis Tanoviç.

Po ashtu, juria në të gjitha konkurrencat do të ketë përbëri nga vendorët dhe ndërkombëtarët. Gjithashtu në këtë festival do të ketë edhe emra të njohur të fushës së kinematografisë, por nuk do të ketë emra që do të bëjnë “bum”, pasi që, siç shpjegon drejtoresha e festivalit, duke mos e ditur sigurt çështjen e financimit, nuk kanë arritur të sjellin ndonjë emër të këtij lloji.

Festivali PriFilmFest sivjet është në ditëlindjen e katërt të tij dhe do të fillojë më 24 shtator dhe do të zgjasë deri më 1 tetor. /kosovapress/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›