E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, gjithmonë në La Liga

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka shpjeguar se edhe pasi Katalunia të fitojë pavarësimin politik, skuadra do të vazhdojë të luajë në La Liga. Spanja nuk do ta mund El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“Kurdo që Katalunia të fitojë pavarësimin nga Spanja, Barcelona do të vazhdojë të luajë në La Liga”, siguroi presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, pas qarkullimit të spekulimeve se gjiganti katalan mund të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes nga kampionati spanjoll.

“Skuadra ime do të luajë në La Liga njësoj sikurse Monaco që merr pjesë në Ligue 1 të Francës. Tifozët mund të jenë të qetë. Edhe pasi Katalunia të pavarësohet nga Spanja do të vazhdojë të ketë ballafaqime Barcelona-Real Madrid”, shtoi kreu i klubit nga Nou Camp.

Rosell ka komentuar edhe vendimin për promovimin e Tito Vilanos në postin e kryetrajnerit, pas largimit të Pep Guardiolës në përfundim të sezonit të kaluar. “Pse duhet të kërkojmë dikë tjetër kur mund të mbështetemi te ata që zhvillohen në shtëpinë tonë?”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›