E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evakuohet ambasada amerikane në Bruksel

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bruksel është evakuuar sot për shkak të rrezikut nga demonstratat, si masë parandaluese.

Burimet policore njoftuan se vendimi për evakuim të stafit të Ambasadës është marrë për shkak se në rrjetet sociale është vërejtur se për arsye të filmit “Pafajësia myslimane”, do të mund të sulmohet edhe ambasadë amerikane në kryeqytetin belg.

Si njofton Rel, rreth objektit të ambasadës janë ashpërsuar masat e sigurisë dhe bëhet bastisja e udhëtarëve në trafikun publik që udhëtojnë drejt kësaj pjese të Brukselit.

Policia në bulevardin ku gjendet ambasada amerikane kontrollon të gjitha automjetet e dyshimta, gjë që ka ngadalësuar trafikun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›