E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: 5 miliardë euro investime në sektorin energjetik në 5 vitet e ardhshme

Tiranë, 29 prill, NOA Plot 5 miliardë euro investime parashikohet që të realizohen nga qeveria në 5 vitet e ardhshme për sektorin energjetik.

Një fakt të tillë, e ka bërë me dije vetë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë fjalës së mbajti në ceremoninë e hapjes së panairit të Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit, organizuar nga Fiera del Levante dhe Alb-Konfindustria.

Në këtë panair, marrin pjesë kompani të cilat vijnë nga vende të ndryshme të Europës, si Italia, Austria, Gjermania, Çekia, por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Ministri Prifti, vuri theksin në rëndësinë që ka marrë kohët e fundit sektori energjetik në vendin tonë, i cili paraqitet si një sektor me tepër interes për investitorët vendas dhe të huaj.

Ai tha se në muajt e fundit ka me qindra aplikime për konçensione të ndryshme në sektorin energjetik, një pjesë e të cilave gjenden në proces oponence teknike apo në atë të hapjes së tenderit.

Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që mendojnë për të investuar në Shqipëri, u jemi mirënjohës qeverive të vendeve fqinje dhe për sistemin energjetik qeveria italiane është ndoshta qeveria numër 1 përsa i përket nivelit të fondeve dhe impenjimit për të mbështetur Shqipërinë në sektorin energjetik, tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Për 5 vitet e ardhshme, ai tha përsa u përket investimeve në sektorin energjetik, se parashikohet të kapin një vlerë prej 5 miliardë eurosh.

Ky është dhe një lajm tjetër i mirë për ata që dëshirojnë të investojnë për të prodhuar energji elektrike në Shqipëri, pasi energjia e tyre që nuk do të shitet në Shqipëri do të shitet në tregun italian, tha Prifti ndër të tjera në fjalën e tij.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›