Korridori VIII, Olldashi: Nuk po e bindim dot BE-në për fonde
Tiranë, 29 prill, NOA Korridori VIII që lidh dy vende anëtare të BE-së dhe dy vende në proces integrimi, konsiderohet ende si një tangenciale në periferi të Bashkimit Europian dhe përpjekja për të sensibilizuar Brukselin për sigurimin e fondeve të tij, nuk ka patur rezultatin e dëshiruar.
Ky fakt është pohuar nga vetë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë konferencës Korridorit VIII, urë lidhese mes Adriatikut dhe Detit të Zi.
Sipas tij, kjo do të thotë që duhen intensifikuar përpjekjet pranë Bashkimit Europian, për ti dhënë Korridorit VIII vëmendjen që meriton.
Duke shtuar se duhen vazhduar përpjekjet e palës italiane, shqiptare, maqedone dhe bullgare për ndërtimin e infrastrukturave përkatëse, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë financiare.
Kjo është në fakt ajo çka Shqipëria po bën prej disa vitesh, tha ministri Olldashi, duke rrëfyer rolin e vendit tonë në këtë sipërmarrje.
Konkretisht, ai raportoi se aksi Durrës-Vlorë që lidh portat hyrëse të Korridorit VIII në Shqipëri është pjesërisht i përfunduar dhe pjesërisht në rikonstruksion; aksi Fier Rrogozhinë i përfunduar; aksi Rrogozhinë-Durrës në rikonstruksion me vlerë 70 milionë euro etj.
Sot, me deklaratën që do të nënshkruajmë nuk është e mjaftueshme çka po bëjnë për Korridorin VIII. Do të duhet që atë çka kemi nisur prej vitesh, ta ndjekim në mënyrë periodike deri në realizimin e plotë të këtij projekti madhor për të katër vendet tona, ka përfunduar ministri Olldashi.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")