Avokati i Prokurimeve kërkoi anulimin e 143 tenderave me shkelje gjatë 2009
Avokati i Prokurimeve Publike ka propozuar anulimin 143 tenderave, pas zbulimit të shkeljeve në dokumentacione dhe procedura. Shkeljet janë konstatuar gjatë vitit 2009 dhe janë pasqyruar në analizën vjetore të Avokatit të Prokurimeve Publike të dorëzuar dje në Kuvend.
Sipas draftit mësohet se AVP ka verifikuar procedurat e prokurimit në 626 raste pas administrim të ankesave nga operatorët ekonomik. Ndërkohë që nën hetimi administrativ kanë kaluar 274 ankesa të paraqitura pranë Avokatit të Prokurimeve Publike. Në raportin zyrtar është pasqyruar se në 143 raste është dhënë rekomandimi për anulim e procedurave nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit apo mangësi në procedurat e prokurimit
Hetimet
Rreth 626 procese tenderimi kanë kaluar në sitën e Avokatit të Prokurimeve pas pretendimeve të një prej firmave konkurrente për shkelje. Një inspektor nga ky institucion ka verifikuar jo vetëm procedurat e zhvillimit të tenderit por pretendimin që ka paraqitur firma konkurruese. Të gjithë dosjet kanë marrë një përgjigje pas verifikimeve përgjigja e specialistit të Avokatit të prokurimeve është bërë publike edhe në faqen zyrtare të institucionit. Mësohet se Avokati i prokurimeve ka kryer inspektime edhe në tendera ku nuk ka pasur denoncim për shkelje por ka mësuar në rrugë të tjera për dyshimet në lidhje me procedurat e ndjekura. Sipas statistikave në faqen zyrtare të avokatit të prokurimeve mësohet se gjatë vitit 2010 janë verifikuar procedurat ne 42 tendera. Ndërsa në vitin 2009 inspektorët e avokatit kanë ndjekur 455 raste. Bëhet fjalë për tendera publikë, ku pjesën me të madhe e zënë rastet e ndërtimit të rrugëve.
Verifikimet
Burime nga Avokati i Prokurime Publike bëjnë të ditur se fluksi më i madh çështjeve për verifikim shënohet në tremujorin e dytë të vitit, pasi është pikërisht kjo periudhë ky kryhen me shumë tendera. Në faqen e Avokatit të Prokurimeve Publike bien në sy ankesat e firmave pjesëmarrëse në tenderët e ndërtimit apo rikonstruktimit të rrugëve. Por edhe në tenderët për ndërtimin e HEC-ve apo ujësjellësve palët në proces tenderimi kanë ngritur pretendime menjëherë për shpalljes së firmës fituese. Firmat e që janë ankuar kanë marrë përgjigje nga inspektorët ku pasqyrohet ose mënyra e zhvillimit të tenderit ose rekomandime për zgjidhjen e çështjes.
Ligji
Ndërkohë që komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar edhe ndryshimet në ligjin "Për prokurimin publik. Me ligjin e ri, pritet ngritja e një komisioni për shqyrtimin e ankesave gjatë prokurimeve publike. Në bazë të ndryshimeve të ligjit, dispozitat e prokurimit publik është miratuar edhe për kontrata publike për operatorët që veprojnë në sektorët e ujit, energjisë, transportit dhe shërbimeve postare. Ndër çështjet më të diskutuara ishte përbërja e komisionit të shqyrtimit të ankesave, ku sipas APP kusht për 5 anëtarët e komisionit duhet të ishte profesioni jurist dhe një eksperiencë pune prej 5 vjetësh në këtë sektor.
Tenderi elektronik
Shqipëria është ndër vendet e para që vendos procedura tërësisht elektronike në të gjitha prokurimet publike, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit në këtë fushë. Kanë qenë pikërisht shkeljet e konstatuara në procedurat e tenderëve. Agjencia e Prokurimeve Publike nuk shpall asnjë tender jashtë sistemit elektronik. Çdo autoritet kontraktues ka munduri të njihet me rezultatet e tenderit në faqen zyrtare të Agjencisë së prokurime publike. Qeveria ka premtuar se do ta mbështesë Agjencinë e Prokurimeve Publike me të gjitha fondet për të gjitha e trajnimeve dhe të bazës që kërkohet, në mënyrë që të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit të procedojnë me prokurimet elektronike. Lufta kundër korrupsionit kërkon kirurgji radikale dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë. Agjencia e Prokurimeve Publike dhe ministritë kanë propozuar disa ndryshime në procedurën e prokurimeve nën një prag të caktuar, të cilat e thjeshtojnë dhe e shkurtojnë atë, natyrisht duke ruajtur tërësisht transparencën. Për të shmangur korrupsionit jo vetëm në sektorit publik, por është edhe në sektorin privat, ku nxisin njëri-tjetrin për tu ankuar me qëllimin e vetëm për të vonuar procedurën, edhe kur e dinë se janë tërësisht të pashpresë në ankesën e tyre duket si jep fund kjo procedurë.
Krijimi i sistemit elektronik të tenderimit
Në prill të vitit 2008 u hapën ofertat e dorëzuara nëpërmjet internetit për një procedurë prokurimi tërësisht elektronike, të zhvilluar nga Njësia e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara, e krijuar rishtazi në Ministrinë e Brendshme. Ky tender për blerjen e shërbimit të internetit për shtatë institucione qendrore shqiptare është procedura e dytë e prokurimit e zhvilluar plotësisht nëpërmjet Sistemit të Prokurimit Elektronik. Hapja e ofertave për tenderin e parë elektronik u krye në datën 9 prill 2008 nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Qeveria shqiptare u angazhua për realizimin e prokurimit elektronik si pjesë e përpjekjeve të saj për rritjen e transparencës, efektshmërisë dhe përgjegjshmërisë në fushën e prokurimit publik, në kuadrin e luftës kundër korrupsionit dhe për nxitjen e konkurrencës së lirë. Sistemi i Prokurimit Elektronik, i cili aksesohet nga përdoruesit përmes faqes në Internet të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), www.app.gov.al, mundëson zhvillimin online të të gjithë procedurave të prokurimit në Shqipëri. Sistemi është ndërtuar në bazë të direktivave të BE-së dhe plotëson standarde të larta ndërkombëtare, përsa i përket thjeshtësisë në përdorim dhe sigurisë që ofron.
Sistemi i prokurimit
Sistemi i Prokurimit Elektronik tashmë përfshin të gjitha njoftimet për tendera publikë në Shqipëri. Dokumentet dhe njoftimet e tenderit publikohen në adresën www.app.gov.al dhe mund të shkarkohen pa pagesë nga bizneset e interesuara, të cilat tani dhe mund të dorëzojnë ofertat e tyre për tenderat elektronikë nëpërmjet Internetit. Përmes eliminimit të dokumentacionit në formë shkresore dhe thjeshtimit të procedurave, sipas studimeve nga BE, prokurimi elektronik u kursen autoriteteve kontraktore nga 50% në 80% të kostos mesatare që shpenzohet për prokurimin në formë shkresore. Gjashtë institucione publike kanë shpallur përmes Sistemit të Prokurimit Elektronik dymbëdhjetë njoftime tenderi, ku përfshihen pesë nga Ministria e Mbrojtjes, dy nga Ministria e Kulturës, për rikonstruksionin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës dhe Librarisë Qendrore si dhe nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Këto tendera elektronikë kanë vlera të mallrave apo shërbimeve që kërkohen nga 1 milion deri në 1,58 miliardë Lekë. Sistemi i Prokurimit Elektronik është zhvilluar në kuadër të Marrëveshjes dyvjeçare Prag së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (ëëë.mç.gov). Nën administrimin e USAID-it, ky projekt ndihmon në reformimin dhe modernizimin e administratës tatimore, prokurimit publik dhe regjistrimit të biznesit.
Vendimi i Qeverisë për tenderat on-line
Me vendim të Këshillit të Ministrave, që nga 1 janar 2009 prokurimet publike do të jenë të gjitha elektronike. Duke ia kushtuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave shtrirjes së shërbimit on-line në të gjitha prokurimet publike, Kryeministri e vlerësoi atë si procesin më transparent dhe që i sjell buxhetit të shtetit rritjen me 15 për qind të kursimeve nga fondi limit i prokurimeve. Studimi i prokurimeve elektronike të deritanishme fakton se kursimet me ketë procedurë rriten nga 8 për qind, që është kursimi me procedurën e hapur tradicionale, - e cila është një përqindje e mirë kursimi, nëse kemi parasysh se janë bërë në një moment rritjeje strato