E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Akuza ndaj meje, dekurajim për denoncuesit e korrupsionit. Asnjë provë shkresore dhe asnjë dëshmitar nuk provon akuzën

Share

Dritan Prifti ka reaguar ndaj lajmit se prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Lartë dosjen ndaj tij për rastin e videos me ish- zëvendësministrin Leonard Beqiraj. Prova e vetme e prokurorisë është video që kam filmuar unë. Prokuroria e pranon që ka provë të vetme videon. Nga 200 dëshmitarë, asnjë nuk e provon akuzën. Nuk ka asnjë provë shkresore që provon akuzën, deklaroi Prifti.

Sipas ish- ministrit të Ekonomisë, akuza është një dekurajim për ata që denoncojnë korrupsionin. Kjo akuzë është dekurajim për denoncuesit e korrupsionit. Do ti kërkoj gjykatës një gjyq të hapur për mediat dhe ndërkombëtarët. Nuk kam shpërdoruar kurrë detyrën. Kam denoncuar si askush tjetër korrupsionin në Shqipëri. Jam i qetë dhe i sigurt në përballjen në gjykatë, tha Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›