Berisha: Nëna, arkitektja e identitetit tonë kombëtar
TIRANË- Arkitekte të identitetit tonë kombëtar dhe faktor vendimtar të ndryshimeve i ka quajtur kreu i qeverisë gratë shqiptare.
Në fjalën e tij në koncertitpër nder të 8 marsit, Berisha ka vlerësuar figurën e gruas shqiptare, plot virtyt e kryesuese në cdo fushë të jetës.
Nëna është arkitektja e identitetit tonë kombëtar. Cfarëdo që pësuam, mynxyra dhe pushtime shekullore ne lindëm shqiptarë dhe vdiqëm shqiptarë falë moralit të grave dhe nënave shqiptare. Sot në këtë 100 vjetor, nderimi më i madh u përket grave dhe nënave shqiptare- tha ai.
Sipas Berishës, në cdo moment, në cdo rrethanë në krye të sakrificës kanë qenë gratë dhe nënat shqiptare.
Ata janë faktor vendimtar i ndryshimeve të mëdha në Shqipëri, Kosovë e kudo që jetojnë shqiptarë. Mirënjohje këtu për ato që në vitet 90 me guximin e tyre ishin të parat që u vërsulën për përmbysjen e diktaturës më shpërfyturuese. Ishit ju, që me një vendosmëri të madhe u bëtë faktori kryesor i ndryshimeve- tha Berisha.