E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM: Pse kaq siklet nga një takim kundër urrejtjes?

Share

Shikojeni këtë foto. Është ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu me stafin e tij, në një takim pune me kryeministrin Berisha, në kuadrin e një fushate të nisur nga Departamenti i Shtetit për orët kundër urrejtjes. Fushata synon të promovojë zhdukjen e gjuhës së urrejtjes përmes respektit të ndërsjelltë, respektimit të kulturave, traditave, klasës dhe gjinisë. Duket se mes ambasadorit dhe kryeministrit është një gjendje e ngrirë. Askush nuk shikon njëri-tjetrin në sy, biles as stafet respektive. Berisha ka një fytyrë shumë nervoze dhe është duke thënë diçka të sikletshme. Ndoshta është duke thënë dhe ai diçka kundër gjuhës së urrejtjes. S’ka siklet më të madh për të!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›