E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prifti-Beqiraj kerkese pershtyrjen me 1 muaj te hetimit

TIRANE- Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti si dhe ish-zevendesi i tij Leonard Beqiraj i kane kerkuar Prokurorise se Pergjithshme te shtyje edhe me nje muaj tjeter afatet e hetimit rreth ceshtjes se ndarjes se 70 mije eurove. Kerkesa eshte depozituar ne prokurori ku behet me dije se deputeti Dritan Prifti kerkon qe ne dosjen hetimore te administrohet vendimi i Gjykates se Larte qe e nxjerr te pafajshem ish-ortakun e tij Ilir Meta si dhe te pyetet dhe nje person si deshmitar. I kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com deputeti i Libofshes eshte shprehur se kerkesa eshte bere me qellim sqarimin e plote te ceshtjes. Une kam kerkuar qe prokuroria te pyese nje person qe ka dijeni rreth kesaj ceshtje ndersa Leonard Beqiri ka kerkuar tre ose kater persona qe prokuroria ti pyese- shprehet Dritan Prifti. Me tej ky i fundit sqaron se prokuroria kohet e fundit i ka bere nje ekspertim laptopit duke shtuar se ai ka kerkuar qe te njihet me konkluzionet por qe ne fakt skane marre asnje pergjigje nga perfaqesuesit e akuzes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›