E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria Video te rejaper 21 janarin

TIRANE- Prokuroria ka siguruar video te reja ne lidhje me vrasjen e dy personave me 21 janar ne proetsten e opozites tek kryeministria. Prokurori i ceshtjes A.Cami deklaroi dje ne seancen gjyqesore ndaj gardistit Agim Llupo se organi i akuzes ka siguruar video-regjistrime amatore qe hedhin drite mbi vrasjen e Hekuran Dedes viktima e pare e 21 janarit dhe Aleks Nikes personi qe eshte qelluar i fundit me arme zjarri. Prokurori theksoi se imazhet filmike jane kryer nga shtetasi Hysni Peposhi person i cili ka qene se bashku me Hekuran Deden ne tavolinen e vendosur nga media ne trotuar me qellim filmimin e ngjarjeve. Prokurori tha se jane derguar per tu pastruar videot amatore te filmuara nga Hysni Peposhi mik i ngushte i Hekuran Dedes ne te cilen tregohen momente kur eshte qelluar per vdekje ndaj Hekuran Dedes. Filmimet e nje televizioni privat prej te cilave prokuroria cmon se mund te kete detaje te vlefshme per vrasjet si dhe disa video te sekuestruara nga prokuroria se fundmi.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›