Prifti: Do të kandidoj në Fier i pavarur
Ish-ministri
Deputeti Dritan Prifti ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të jetë kandidat i Aleancës Kuqezi në këto zgjedhje. Duke folur për News24, Prifti tha se do të kandidojë si i pavarur. Ka qenë një odise e gjatë për ta marrë këtë vendim, por pa dashur të hyj tek odiseja e gjatë, unë kam marrë vendimin të kandidoj si një deputet i zgjedhur nga zgjedhësit, jashtë çdo koalicioni, pra deputet i pavarur, tha Prifti. Ai shtoi se Rama i ka premtuar kandidimin, por pas afrimit me Metën, gjërat ndryshuan. Prifti beson se Ramës ia ka vënë Meta si kusht moskandidimin e tij.
Prifti: Do të kandidoj në Fier i pavarur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email