Rama Prioritetet e Prokurorise

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka zhvilluar sot nje takim me kryetarin e grupit parlamentar te Miqesise Britani e Madhe - Shqiperi z. Mark Pritchard. Gjate takimit Rama ka bere nje pasqyre te punes se Prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve.
Veprat penale kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten prioritet per organet e prokurorise lufta me sukses ndaj se cilave do te arrihet jo vetem me zbatimin e plote dhe rigoroz te ligjit por dhe me forcimin e bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis instutucioneve shteterore si dhe me institucionet e specializuara nderkombetare ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve.
Gjate takimit i cili kishte ne fokus shkembimin e informacioneve u diskutua lidhur me sistemin e drejtesise ne Shqiperi per reformat te cilat jane ne proces si dhe rolin e Prokurorise se Pergjithshme ne to.
Gjate takimit gjithashtu u vleresua rritja e marredhenieve dypaleshe dhe fryma e bashkepunimit qe ka patur Prokuroria e pergjithshme me Sherbimin e Prokurorise se Kurores.