Prifti Nuk doja qe Berisha te prishte koalicionin per mua

Marredhenia ime me Berishen eshte arsyeja kryesore pse jam kaq i qete ne ato qe deklaroj. Besoj tek marredhenia ime me kryeministrin Berisha politike dhe njerezore. Ka patur perpjekje nga Berisha ka ritherritur zotin Meta per te ndryshuar qendrim. Nuk doja qe Berisha te prishte koalicionin per mua per fatin e nje ministri nuk jam qe Shqiperia te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme tha zoti Prifti.
Me tej deputeti i LSI-se tha se nuk parashikon nje kalim te tijin tek Partia Demokratike dhe se ai mbetet nje deputet me bindje te majta dhe perjashtoi mundesin e ofertave nga forca te tjera politike. Ai tha se vazhdon te mbetet nje deputet i mazhorances dhe se do te vazhdoje te mbeshtese qeverine.
Nuk shoh te ardhmen me nje trajektore ne te djathten une jam i majte dhe nuk do bej pazar me bindjet e mia politike. Jam dhe vazhdoj te jem nje deputet i mazhorances. Votesit e mi nga une kerkojne qe te kontribuoj ne heqjen e vizave tha deputeti Prifti.
Me tej ish-ministri foli edhe per rrezimin e dekretit te presidentit per ligjin e pronave pak dite me pare. Prifti tha se nuk ishte ne dijeni te detajeve te ketij ligji por shtoi se vota kundrejt ketij ligji do te ishte sipas bindjeve vetjake pa u ndikuar as nga mazhoranca apo qofte edhe partia e tij LSI. Zoti Prifti foli edhe per projektligjin e SHISH-it per te cilin tha se ai nuk duhet futur ne axhenden e Kuvendit ne te kundert vota e tij do te jete kunder ketij projektligji.
Ligji i SHISH nuk duhet te futet fare ne axhende une nuk e mbeshtes kete ligj. shte nje nga ligjet ku une jam i bindur se me voten time kunder i sherbej vendit tim tha ish-ministri i METE-s Dritan Prifti.