Prifti Do votoj Adriatik Llallen

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti deklaron se do të votojë pro emërimit të kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla.
Në një deklaratë shpërndarë mediave në orët e vona të mbrëmjes së të martës, Prifti shkruan se: “sapo jam ndarë nga një takim me deputetin dhe mikun tim Tom Doshi, kemi diskutuar për votën ndaj prokurorit të sapo dekretuar. Kam vendosur të votoj Adriatik Llallën për Prokuror të Përgjithshëm. Jam një opozitar i vendosur deri në fund dhe besoj se shteti ligjor dhe integrimi europian ka nevojë për kontribut dhe jo sabotim”.
Po të martën, socialistët deklaruan abstenimin e tyre në votimin për kryeprokurorin e ri. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS dhe deputeti Fatmir Xhafaj tha se opozita është kundër procedurës së ndjekur për zgjedhjen e prokurorit të ri, jo kundër emrit të propozuar nga presidentit Nishani.
Sipas socialistëve, prokurori i ri i vendit duhet të zgjidhet në muajin maj. Xhafaj akuzoi Presidentin Nishani se me emërimin e tij, ka shkelur Kushtetutën.
"Presidenti thyen një rekord në shkelje kushtetuese dhe i jep fuqi prapavepruese normës kushtetuese. Ky është një rast i pashembullt. Mandati i Ina Ramës, më së paku mbaron në maj dhe këtu ka vend për një gjykim kushtetues, e drejtë që mund ta ushtrojë vetë Prokurorja. Këtë nuk mund ta bëjë grupi parlamentar socialist apo një grup deputetësh pasi Gjykata Kushtetuese, siç jeni në dijeni, me vendim të saj të mëparshëm ka kufizuar të drejtën e ankimit për raste të këtij lloji”, deklaroi Xhafaj.