E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Ina Rames Hetim kercenimeve te Brahos

Dritan Prifti Ministri i sapo shkarkuar i Energjetike i kerkoi kryeprokurores Ina Rama te hetoje seriozisht rreth kercenimeve qe i jane bere kohet e fundit me mesazhe elektronike. Kerkesa ndaj Prokurores se Pergjithshme eshte drejtuar nepermjet nje letre te bere dje publike dhe ku permban ate qe ai e quajti element shtese per hetimin e kercenimeve qe jane bere ndaj tij ne keto muajt kur ka qene ne krye te dikasterit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Baze per te bere nje kerkese te tille kane qene disa deklarata te ish-deputetit dhe njerit nga drejtuesit e larte te LSI Spartak Braho ne disa media ku Prifti mendon se bejne pjese ne serine e kercenimeve te vazhdueshme ne drejtim te tij. Znj. Prokurore e Pergjithshme sic mund te jeni ne dijeni une kam bere nje denoncim ne organin e Prokurorise disa jave me pare ne lidhje me disa mesazhe elektronike qe me kane kercenuar jeten mua dhe familjes sime. Deri para pak kohesh nuk mund te paragjykoja se nga me vinin keto kercenime por kohet e fundit mendoj se konteksti i tyre mund te jete politik. Ne te perditshmet e sotmedjeshme ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale shkruan te letren e tij drejtuar kryeprokurores Ina Rama ministri ne largim Dritan Prifti per te cilin tashme eshte konturuar qarte se kush ka eshte pas mesazheve kercenuese ndaj tij. Nderkohe qe Prifti nuk ka munguar te citoje dhe ato qe ka thene ish-deputeti i vjeter socialist por qe tashme eshte ne radhet e drejtuesve te LSI Spartak Braho. Shprehja e tij per mua qe nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem dhe i vdekur ka qene akuza e forte e Priftit ndaj Brahos. Dhe teksa ka permendur dhe fjalorin e perdorur publikisht nga zyrtari i larte i LSI ish-ministri pretendon se mund te nxirret pergjegjesia penale per te filluar hetimet. Spartaku ka nje te shkuar si Prokurori i regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe ne aktivitetin e tij sic e ka zakon ai te mburret ka denuar njerez me vdekje dhe litar. Ai ka dhe nje djale qe punon ne prokurori. Ne media here pas here vitet e kaluara kane dale akuza per lidhjet e tij me boten e krimit pavaresisht se te pakonfirmuara ligjerisht eshte shprehur ne leter ministri i shkarkuar duke hedhur ne kete rast dhe akuza te forta ndaj Brahos per lidhje te familjes se tij me boten e erret te krimit. Une kerkoj qe deklaratat e sotme te z.Braho te perfshihen ne hetimin qe ju po beni per kercenimet ndaj meje dhe ju lutem te pershpejtoni zbardhjen dhe zbulimin e kercenuesve te vertete ka perfunduar letra e Priftit per kryeprokuroren Ina Rama.

Kercenimet Prifti ti drejtohet prokurorise
Kercenimet ndaj nje ministri jane shume serioze. E kam inkurajuar Priftin qe ti drejtohet Prokurorise dhe cdo institucioni te ligjit per te zbardhur cdo material kercenimi. Ky ka qene reagimi i Ministrit te Jashtem Ilir Meta dje gjate nje konference per shtyp. Sipas tij kercenimet jane ceshtje e Prokurorise. E kam inkurajuar qe cdo kercenim cdo material qe ka lidhur me kercenimet qe jane bere ne cdo kohe tia coje prokurorise dhe te bashkepunoje me te gjithe stafin e tij shume ngushte me prokurorine me policine kriminale dhe te gjithe institucionet e ligjit sepse askush nuk duhet te guxoje ti beje presion nje Ministri nje Deputeti por edhe cdo qytetari ne kete vend eshte shprehur ne pergjigje te interesimit te gazetareve Meta. Njeheresh ai u shpreh se Dritan Priftin ruan nje komunikim miqesor. Jemi ne nje komunikim te vazhdueshem shume konstruktiv dhe shume shoqeror me z. Prifti. Edhe tani qe po flasim bashke kemi shkembyer disa komunikime. Ne e kemi lene qe te takohemi dhe une po pres me dashuri dhe mall te pashtershem ka deklaruar me shume seriozitet ministri i Jashtem njeheresh dhe kreu i LSI Ilir Meta. I cili gjithsesi ka kembengulur se e pret takimin me vartesin e tij ne parti me nje mall dhe dashuri te pashtershme Ndersa lidhur me akuzat e opozites qe i jane bere Priftit si Minister i Energjetikes. Ilir Meta u shpreh vetem qe veprat penale jane te denueshme dhe se cdo njeri qe ka bere veper penale do te vihet para pergjegjesise. Cdo njeri qe ka nje veper penale duhet te pergjigjet para drejtesise dhe ne momentin qe konstatohet nje gje e tille kjo force politike e perjashton nga radhet e saj tha Meta.

Akuzat Braho Prifti duhet te kete frike vetem nga ligji
Anetari i kryesise se LSI-se dhe ish-deputetit Spartak Braho ka reaguar dje pas letres se Dritan Prifti i ka derguar Prokurores se Pergjithshme per kercenimet qe ka marre per jeten. Duke qene se ne letren e deputetit Prifti permendje dhe nje deklarate e Spartak Brahos ky i fundit ka sqaruar pozicionin e tij. Braho shprehet se deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti duhet te kete frike vetem nga ligji. Ndersa shton se deklaratat e bera gjate diteve te fundit nga Prifti vijne si pasoje e fatkeqesise familjare qe i ka ndodhur. Zoti Tan Prifti eshte i tronditur nga vdekja e papritur e gjyshes prandaj flet dhe komunikon percart si ne kllapi dhe i tromaksur. Ai duhet ta perballoje humbjen e madhe si myzeqar trim. Nuk duhet te kete frike nga endrrat me te vdekur apo me gjak por vetem nga ligji... u shpreh dje anetari i kryesise Spartak Braho. Dy dite me pare Prifti e akuzoi Brahon se ka kerkuar heqjen e tij si minister i Ekonomise per te dobesuar lobin e tij ne Levizjen Socialiste per Integrim. Ne konferencen e dhene per mediat Prifti u shpreh se nuk merrej me nje prokuror te Enverit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›