Shqiperia kontribut ne Afganistan si vendet e medha
Gjermania vlereson kontributet qe po jep Shqiperia ne misionet e saj paqeruajtese dhe njekohesisht siguron per rritjen e kapaciteteve te Forcave te Armatosura shqiptare. Kete e konfirmoi Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg gjate nje takimi qe zhvilloi me homologun e tij shqiptar Arben Imami. Shqiperia nuk eshte vetem nje partnere ne NATO por edhe nje miqesi ne rritje. Eshte nje vend i forte e qe po zhvillohet me se miri dhe qe jo vetem i ploteson detyrat e tij ne kuader te NATO-s por edhe jep rezultate te shkelqyera. Kur e shoh se cfare arrin Shqiperia ne Afganistan ne krahasim me ndonje vend tjeter shume me te madh atehere mund te them se meriton konsiderate mjaft te larte pohoi ministri i Gjermanise zu Guttenberg. Ndersa ministri Imami tha se duhet te kuptojme se ne tashme jemi vend i NATO-s dhe nuk jemi vend qe presim ndihma por nje vend qe kerkon te rrise kapacitetet. Ai foli per angazhimin e Shqiperise per sigurine ne rajon dhe me gjere. Shqiperia nuk eshte vend i vogel se jep kontribute te medha ne Afganistan ne krahasim edhe me vendet e medha nuk eshte vend i vogel ne Ballkan se po jep nje kontribut te madh per sigurine dhe stabilitetin ne rajon u shpreh Imami. Vizita e ministrit shqiptar te mbrojtjes ne Gjermani konkludoi negociatat paraprake per hartimin e nje plani te perbashket bashkepunimi qe konsiston ne ndihmen qe do te jape pala gjermane per rritjen e kapaciteteve te Forcave te Armatosura Shqiptare ne zhvillimin e arsimit ushtarak kualifikimin dhe trajnimin e piloteve shqiptare etj. Dy ministrat e mbrojtjes Imami dhe zu Guttenberg shkembyen pikepamjet e tyre per zhvillimin e Forcave te Armatosura reformimin e tyre zhvillimet ne Afganistan gjendjen e sigurise ne rajon dhe posacerisht ceshtjen e Kosoves Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s qe do te miratohet ne nentor te ketij viti si dhe bashkepunimi ushtarak ne kuader te misioneve paqesore ISAF ne Afganistan dhe Althea ne Bosnje etj. Gjate takimit ministri Imami shprehu pikepamjen e shtetit shqiptar persa i perket Kosoves. Kosova eshte nje histori suksesi. Nuk shohim nje rrezik eminent por rruga drejt stabilitetit shkon nepermjet integrimit te Kosoves nepermjet ndihmes se gjithanshme institucionale ekonomike ne cdo fushe qe duhet te japin Bashkimi Evropian ne radhe te pare por edhe NATO si force militare theksoi ministri Imami