E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume Burg anetareve te KQZ nese sdjegin fletet

Anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mund te perballen me gjobe deri ne shtate vite burg ne rast te mos zbatimit te ligjit Kodit Zgjedhor ku perfshihet dhe procesi i djegies se fleteve te votimit. Keshtu u shpreh dje ish kreu i ketij komisioni Kristaq Kume duke komentuar situaten konfliktuale per djegien apo jo te fleteve te votimit. Duke mbeshtetur vendimin e kreut aktual Arben Ristani per kete ceshtje Kume tha se Kodi Zgjedhor duhet te zbatohet. Kuadri ligjor zgjedhor duhet te zbatohet. Koha se kur duhet te realizohet djegia e fleteve te votimit ne Kod nuk eshte e percaktuar por ai eshte nje veprim i detyrueshem nga ligji. I takon KQZ-se qe te percaktoje kohen se kur do te realizohet ky proces. Ne te kundert ka penalitete ligjore u shpreh ish kreu i KQZ-se Kristaq Kume. Me konkretisht mos zbatimi i kesaj pike te Kodit Zgjedhor sipas tij ndeshkohet nga Kodi Penal neni 248 i tij. Kryerja e veprimeve qe synojne te pengojne zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me nje funksion shteteror kur nga veprime te tilla u jane shkaktuar pasoja te renda interesave te shtetasve ose atyre shteterore denohet me gjobe ose me burgim gjer ne shtate vjet thuhet ne kete nen. Ne keto kushte Kume theksoi se nese forcat politike pretendojne ndryshe duhet qe te ndryshojne Kodin Zgjedhor me konsensus pasi KQZ penalizohet ne rast te mos zbatimit te ligjit. Duke komentuar edhe deklaratat e bera nga Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Robert Bosch i cili dha si zgjidhje blerjen e kutive te reja Kume tha se pavaresisht ketij fakti ligji pra Kodi Zgjedhor percakton djegie te fleteve te votimit. Tjeter gje jane deklaratat dhe tjeter gje eshte detyrimi per zbatimin e ligjit. Ligji duhet te zbatohet ne te kunder te ndryshohet Kodi apeloi serish Kume. Nga ana tjeter ai u beri edhe nje here thirrje partive politike qe te nisin menjehere nga puna per permiresimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve te nderkombetareve. Sipas tij politika eshte ne limitet e kohes dhe po shperdoron kohen e mbetur duke theksuar faktin se ndryshimet ne kod duhet te jene gati gjashte muaj para zgjedhjeve. Presidenti Bamir Topi caktoi pak kohe me pare daten 8 Maj per zhvillimin e zgjedhjeve te pushtetit lokal.

Kodi Penal
Neni 248
Shperdorimi i detyres
Kryerja e veprimeve qe synojne te pengojne zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me nje funksion shteteror kur nga veprime te tilla u jane shkaktuar pasoja te renda interesave te shtetasve ose atyre shteterore denohet me gjobe ose me burgim gjer ne shtate vjet

Ristani Fletet e votimit djegia nis brenda 1 tetorit
Procedura per asgjesimin e fleteve te votimit do te nise brenda 1 tetorit. Keshtu shprehet kryetari i KQZ institucioni i ngarkuar per te respektuar Kodin Zgjedhor. Dhe pikerisht ne respekt te kodit pikes 6 te nenit 178 kryetari Ristani e mbeshtet qendrimin e tij duke deklaruar se pasi te jete mbledhur dhe vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te filloje puna per pastrimin e kutive te votimit per ti pergatitur ato per zgjedhjet e ardhshme vendore. Mendoj qe procesi duhet te nise brenda 1 tetorit ka thene ai. Kete qendrim Ristani e shpreh vetem nje dite pasi KQZ hartoi nje projektvendim per hapjen e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore. Per te cilin kreu i institucionit me te larte zgjedhor eshte shprehur se eshte i mbeshtetur teresisht ne Kod. Projektvendimi parashikon duke u bazuar ne Kodin Zgjedhor dhe djegien e fleteve te votimit. Diten e premte do ta kalojme ne KQZ projektvendimin i cili kalon me kater vota ka deklaruar Ristani. Jemi me vonese ne kete proces. E kemi toleruar per shkak te situates politike. Dalja e dekretit ka vlere juridike vendos afate per KQZ-ne per zgjedhjet e ardhshme lokale kodi e ka te percaktuar kete gje tha Ristani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›