Mjeku i Xheksonit para gjyqit, rrezikon 4-vjet burg

Prokurorët thanë se ai ka vepruar me “neglizhencë të madhe” teksa i ka dhënë Xheksonit një dozë qetësuese që i mori jetën në qershor 2009. Mbrojtja tha se Xhekson e kishte marrë vetë qetësuesin, si ndihmë për të fjetur. Nëse shpallet fajtor 58-vjeçari Murray, i cili i mohon akuzat, mund të dënohet deri me katër vite burg dhe me humbje liçensë mjekësore.
Prokurori udhëheqës, David Walgren theksoi të martën se “Murray vazhdimisht ka vepruar me neglizhencë të madhe, vazhdimisht ka mohuar kujdesin e duhur ndaj pacientit të tij, Majkëll Xhekson. Ky besim i gabuar… i kushtoi jetën këngëtarit”.
Trupit gjykues iu tregua një foto e trupit të zbehtë të këngëtarit 50-vjeçar pasi kishte ndërruar jetë, dhe një pjesë të regjistruar të këngëtarit ku fliste për koncertet e planifikuara për atë verë.
Walgren theksoi se mesazhi audio, i bërë publik për herë të parë, ishte marrë nga celulari i Murray-t. “Kur njerëzit të largohen nga koncerti im, dua që ata të thonë ‘kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Është e mahnitshme. Ai është më i miri në botë’, thekson Xhekson në mesazh, në dukje i droguar rënë.
Prokurori tha se vështirësia e Xheksonit në të folur tregon se Murray duhet të kishte kuptuar se këngëtari nuk duhet të kishte marrë më propofol. Prokurori theksoi se mjeku është larguar për në banje ku ka kontrolluar edhe celularin e tij. “Ai (Murray) e la Xheksonin aty, e braktisi. Kur Murray e gjeti Xheksonin pa ndjenja, nuk u telefonoi menjëherë shërbimeve të emergjencës, por i kërkoi truprojës së tij ta bënte këtë vetëm pas 20-minutave. Murray po ashtu nuk u tregoi mjekëve të shërbimit të urgjencës se i kishte dhënë pacientit propofol”, theksoi Walgren.
Prokurori theksoi po ashtu se Murray i kishte kërkuar Xheksonit 5 milionë dollarë në vit për të punuar me të, teksa më pas ka pranuar të punojë me 150 mijë dollarë në muaj. Megjithatë, kontrata për t’u bërë mjeku personal i yllit të popit nuk u nënshkrua kurrë dhe Murray nuk është paguar.
Kur i erdhi radha avokatit të tij për të folur, Murray filloi të fshinte lotët që po i rridhnin. Sipas mbrojtjes, Xhekson “ka bërë veprimin pa dijeninë e mjekut, pa lejen e mjekut, kundër urdhrave të tij, bëri diçka që i kushtoi jetën”.
Qindra fansa të Xheksonit u mblodhën jashtë gjykatës ku po zhvillohej gjyqi duke kërkuar “drejtësi”.
/Start/F. Prroni/
2011-09-28 08:55