E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Kolegji ndjek dy standarte, të nëjtën kërkesë si LSI kisha dhe unë, por ma rrëzuan

priftiDritan Prifti, i cili pretendon se i kanë vjedhur mbi 6000 mijë vota në Fier, ka akuzuar Kolegjin Zgjedhor se ndjek dy standarte dhe po bën servilizëm politik. Ai ka thënë se ka pasur të njëjtën kërkesë së LSI-ja për Kukësin, por Kolegji e ka hedhur poshtë ankesën e tij, ndërkohë që ka miratuar atë të LSI-së.

Kolegji Zgjedhor tregoi se ata nuk bëjnë drejtësi, por servilizëm politik. Të njëjtën kërkesë si imja për rinumërim në Fier bëri edhe LSI për Kukësin. LSI-së gjyqtarët servilë i lejuan të shohin filmimet me ekspertë privatë. Kurse kërkesën time e rrëzuan. Ishte identike e njëjta kërkesë, me të njëjtat prova. Unë i kam analizuar vetë filmimet dhe kam faktuar mbi 6000 vota të vjedhura. Kolegji dhe KQZ janë pjesë e sistemit që fsheh vjedhjet. Ata që vjedhin votat, apo mbrojnë hajdutët e tyre, nuk e kanë problem të na fusin duart në xhep dhe të vjedhin paratë tona. Unë nuk do ndalem me vendimin e Kolegjit. Do të bëj kallëzim penal në Prokurori për gjithë numëruesit që kanë vjedhur. Filmimet që unë kam marrë provë nga KQZ janë të mjaftueshme për të gjetur vjedhjet, shprehet Prifti./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›