E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preç Zogaj: Fitorja e Bashës është aq e thellë, sa nuk ka vend për kundërshtime

zogajIsh-deputeti democrat, Preç Zogaj, ka vlerësuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në kryet të PD-së. Ai ka thënë se, pavarësisht akuzave të Olldashit dhe Patozit për manipulim të garës, fitorja e Bashës ishte aq e thellë, sa nuk ka vend për kundërshtime.

Zogaj thotë se tashmë të gjithë duhet të bashkohen me Lulzim Bashën.

Kjo fitore është aq e thellë sa, edhe pasi janë dëgjuar objeksionet e Olldashit dhe Patozit, nuk shoh se ka vend për pikëpyetje. Objeksioni kryesor, që ka dalë deri tani, më duket  se lidhet me daljen e Berishës nga paanësia në fund të fushatës, duke i dhënë mbështetje Bashës. Nuk mund ta di këtë gjë. Por, do ta kisha konsideruar të panevojshme nga zoti Berisha. Në bindjen time, të mbështettur  edhe në testime të rastit që kam bërë në Tiranë, Lezhë dhe në Vlorë, Basha ka marrë vota, sa për shkak të  përshtypjes që ka si delfin i Berishës, aq  edhe për arsyen e kundërt, që në sjelljen dhe qëndrimet e tij nuk reflekton  ato sjellje që më kanë shtyrë mua  të formuloj dikur termin berishizëm, si tundim për pushtet absolut, deri në  mosrepektim të parimit të pavarësisë së pushteteve. Kjo e lëvizjes së mijëra votave të demokratëve me një gjest, apo me një shkelje syri nga  Berisha për mua është një argument plot kontradikta  që po të ishte i vërtetë do na kthente në kotësinë e zgjedhjeve në PD. Megjithatë, është një problem që  ministrat dhe drejtuesit e tjerë të PD-së, normalisht e kanë e duhet ta kenë me zotin  Berisha. Nëqoftëse  nuk kanë fakte për shkelje të fshehtësisë  së votimit, për futje votash apo manipulime në numërim, do të ishte mirë ti urojnë fitoren kryetarit të ri të PD-së, zotit Basha. Bashkimi rreth liderit të ri Lulzim Basha është një prej kushteve  të dorës së parë që PD të bëjë shumë mirë opozitën sot dhe të përgatitet për fitoren neser, shprehet Zogaj në një analizë për Mapo./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›