Ish-deputetja e PD-së sulmon Patozin: Mori shumë nga kjo parti, të cilën tani e urren
Pas akuzave për manipulim në garën e 22 korrikut për kreun e PD-së, tashmë ndarja mes kampeve në PD duket se po thellohet. Në skenë kanë dalë edhe njerëz të cilët nuk u është dëgjuar shumë zëri apo që janë mënjanuar nga listat e 23 qershorit.
Mes tyre është edhe ish-deputetja Arenca Trashani, e cila ka akuzuar Astrit Patozin se ka marrë shumë nga PD-ja, parti të cilën, sipas saj, tashmë ai e urren. Trashani shprehet se Patozi, në vend të sulmojë kundërshtarët e PS-së, merret me PD-në.
Nuk u habita as edhe një fije Ka njerëz të cilët, pasi kanë marrë shumë nga PD-ja, tamam si ndonjë paraardhës i tyre, mirënjohja i kthehet në urrejtje për PD-në. E kështu, gjëja e parë që dinë të bëjnë në opozitë është të sulmojnë PD-në, pa nxjerrë hala as edhe një fjalë për kundërshtarin, shprehet Trashani./b.l