Gjenden tw vdekur cifti dyshohet se burri ka vrarw gruan dhe veten

Nje vrasje e dyfishte ka ndodhur ndodhur gjate oreve te mbremjes se djeshme ne kryeqytet. Nje cift eshte gjetur i vdekur ne banesen e tyre ne nje apartament ne afersi te Gardes se Republikes. Forcat policore te Tiranes kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes duke rrethuan zonen perreth dhe nje grup pune eshte ngritur per hetimin e vdekjes se ciftit. Nga hetimet paraprake eshte bere edhe identifikimi i dy viktimave si Panajot dhe Merita Proshka perkatesisht te moshes 50 dhe 48 vjec. Fillimisht u dyshua per nje rast vetevrasje por paraprakisht mesohet se behet fjale per nje rast krimi ne familje. Burime bejne te ditur se ngjarja ka nisur fillimisht nga nje konflikt mes dy bashkeshorteve dhe me pas 50-vjecari ka marre armen dhe ka qelluar ne drejtim te se shoqes. Pasi ka vrare kete te fudnit viktima ka qelluar me pas mbi veten e tij dhe trupi ka rene prane trupit te shoqes. Ngjarja ka ndodhur ne nje zone te populluar por ende nuk dihet se kush i ka gjetur trupat e pajete te ciftit fillimisht dhe ka lajmeruar oficeret e policise. Nderkohe policia ka kryer te gjitha hetimet per zbardhjen e plote te vdekje se ciftit Proshka ndersa trupat e ketyre te fundit pritet qe ti nenshtrohen ekspertizes mjeko-ligjore. Pista e hetimit te vrasjes nuk eshte hedhur nga policia por ne oret ne vazhdim pritet qe te zbulohen me shume te dhena rreth vdekjes se Panajot dhe Merita Poshka.